Nesër bëhen 10 vite nga 21 janari i 2011-ës. Atë 21 janar katër veta humbën jetën gjatë protestës të organizuar nga Partia Socialiste, e cila në të kohë ishte në opozitë. Viktimat ishin Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Për deputetin socialist Taulant Balla SPAK duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit. Ai shkruan se Berisha ka dalë hapur se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues, ndërsa Basha ka zbatuar urdhrat.
10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit.
“Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit. Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit.
10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit”, shkruan Balla.