Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Blendi Fevziu i vendosi para Bashës disa foto që ia kishte lënë Taulant Balla, i cili pretendon se lideri i opozitës është fotografuar me persona në kërkim apo të dënuar. Po kështu Fevziu i tha se Taulant Balla ka deklaruar se njerëz në PD dhe madje deputetë kanë vellezërit e tyre të dënuar për drogë jashtë vendit.
Lulzim Basha tha se: “Unë s’mund të bëj ciceronin e fotove të Taulantit. Po të ecim në këmbë ne të dy 500 metra do ta shohësh se sa njerëz vetëofrohen për foto sepse jemi njerëz publik. Por kjo smund të krahasohet me 57 udhëtime që kanë dalë në TIMS të Taulantit me një trafikant të dënuar për drogë.
Nuk krahasohen as përgjimet e dëshmitarit të sajuar (Fredi Alizoti) që thotë se e mora pakon nga taulanti nga Librazhdi.
Sa i përket fotove, vetëm kur është Dita e hapur e PD vijnë me qindra njerëz që bëjnë foto me mua dhe kjo sdo të thotë asgjë.
Fevziu: Po për vëllezërit e deputetëve të PD, të dënuar jashtë?
Basha: Unë s’kam dijeni për deputete te PD që kanë vëllezër të dënuar. Nëse ata (PS) ka fakte le ti bëjë publike.