“Jam i gatshëm të plotësoj kërkesat e studentëve dhe më shumë se kaq”.
Kryeminsitri Rama u shpreh i bindur në studion e Top Show kur u pyet nëse ishte i gatshëm të plotësonte apo jo kërkesat e studentëve.
“Jam i gatshëm të plotësoj kërkesat dhe më shumë se sa kaq. Por ju 3 ditë do jeni, pas jush do vijnë ata që djegin goma. Ndaj unë nuk dua ta lë me kaq, dua të komunikoj me ju, jo me ata”, tha Rama.
Lidhur me tarifat, Rama ritheksoi se ato i vendosin universitetet, ndërsa qeveria vendosi tavanin sepse kur u bë tentativa e parë për tarifat, tarifat e sjella nga universitetet ishin shumë më të larta dhe atëhere qeveria tha jo për ato tarifa, duke vendosur tavanin.
Rama kujtoi se për studentët ekselentë tarifat do të paguhen 100 % nga shteti shqiptar.