Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, prej ku nuk ka ngurruar në asnjë çast t’ju kthejë përgjigje të drejtpërdrejta fëmijëve të panelit.
Por, Xhejson Bafti i ka kërkuar ‘një nder’ të vogël.
I përkushtuar së fundmi në shumë nisma bamirësie, Lorik Cana ka hapur dhe një fondacion ‘Lorik Cana 5’ në të cilin promovon talentet e reja në fushën e sportit.
“Ti përse nuk vjen në Mushqeta, dhe të na ndërtosh një fushë futbolli ku ne të luajmë?”-tha Xhejson Bafti, vogëlushi që ka rrëmbyer zemrat e publikut.
“Dëgjo, do bëjmë kështu. Unë do ndihmoj Alketën, që njëherë të ndërtojmë shtëpinë, por kjo gjëja që ti mendon me ndërtu fushën para shtëpisë, më pëlqen jashtëzakonisht shumë.
Fëmijët tanë kanë qejf me u marrë me sportin”-është shprehur Lorik Cana.
Siç dhe u kuptua Lorik Cana është i gatshëm për të kontribuar në ndërtimin e një shtëpie për ‘taramelen’ e emisionit.