Një emër që ka qenë shumë pretendent për postin e Presidentit të ri, ish-deputeti i PD-së Azgan Halkaj tha se socialistët kërkonin që nga demokratët të vinte emri i Majlinda Bregut, por kjo nuk ndodhi.
Ai thekson se socialistët kanë kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve.
“PS kërkonte nëpërmjet PD që të kalonte emri i Majlinda Bregu. PD nuk çoi kandidaturë se Balla e shkeli marrëveshjen. PS nuk e ka moralin që të zgjedhë e vetme presidentin, prandaj do hyjë SHBA, prandaj Rama po përpiqet që të zgjidhë një të djathtë, dhe ka kërkuar që kandidaturën ta marrë nëpërmjet propozimit të të djathtëve”, tha Haklaj.