osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Takoi kreun e ri të SPAK! Yuri Kim zbulon bisedën me Altin Dumanin: Askush nuk është mbi ligjin! Të bëjnë punën pa frikë dhe favore! (Porosia e Biden)

Takoi kreun e ri të SPAK! Yuri Kim zbulon bisedën me Altin Dumanin: Askush nuk është mbi ligjin! Të bëjnë punën pa frikë dhe favore! (Porosia  e Biden)

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar detaje nga vizita e ambasadores Yuri Kim këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rrjetet sociale, përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada Amerikane bën me dije se ambasadorja Kim u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani për ta uruar në lidhje me postin e ri drejtues.

Kim ritheksoi në takim mbështetjen e SHBA-ve ndaj prokurorëve për zbatimin e reformës në drejtësi, duke përmendur sërish porosinë e presidenti amerikane Joe Biden në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin,”-shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Takimi u zhvillua paraditen e sotme me Dumanin dhe prokurorët e tjerë të SPAK, e zgjati për rreth 50 minuta. Më pas, diplomatja amerikane ka dalë nga ndërtesa e SPAK, por nuk ka preferuar që të japë asnjë detaj për mediat.