Mesfushori gjerman i Mançester Sitit, Ilkay Gundogan, ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes së parë që ekipi i tij do të zhvillojë ndaj Meksikës. Gundogan, që ka edhe rrënjë turke të familjes, u takua një muaj më parë në Londër me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Mesa duket, tifozët në Gjermani e kanë marrë inat për këtë takim, dhe është policia gjermane që raporton se Mercedesi GLE i Gundogan, është përplasur në datë 7 qershor, pranë hotelit ku ishte akomoduar kombëtarja gjermane. Raportohet se xhami i përparmë dhe disa pjesë të makinës janë dëmtuar rëndë.