osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Takimin me shqiptarët në Athinë s’kishim pse ta ndalonim”! Mitsotakis mesazh Ramës: Rruga juaj për në Europë, kalon nga ne!

“Takimin me shqiptarët në Athinë s’kishim pse ta ndalonim”! Mitsotakis mesazh Ramës: Rruga juaj për në Europë, kalon nga ne!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet me vendet fqinj si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sa i takon takimit që kryeministri Edi Rama pati me shqiptarët në Athinë, Mitsotakis u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për ta ndaluar një organizim të tillë pavarësisht thirrjeve të bëra nga krahu i djathtë i politikës greke.

“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Kjo, natyrisht, nuk i pengoi populistët e njohur dhe “patriotët e kanapit” që të na drejtonin gishtin, duke kërkuar ndalim verbër, pa shpjeguar sigurisht se si dhe pse”,- tha Mitsotakis.

Ndërsa vijoi të theksonte kushtet që sipas tij, Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE.

“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe euroshqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, bazën e prezumimit të pafajësisë.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”,– shtoi kryeministri grek.

Ndërsa sa i takon zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut ku të zgjedhurit e rinj të shtetit nuk pranojnë t’i referohen vendit të tyre me emërtimin e dalë nga Marrëveshja e Prespës, tha se ecuria e procesit të integrimit europian të vendit varet nga respektimi i këtyre marrëveshjeve.