Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar për herë të parë mbrëmjen e sotme se çfarë ka biseduar me presidentin Meta, në takimin sekret të një javë më parë.
Në një lidhje telefonike nga Gjermania, me emisionin ‘Të paekspozuarit’, Basha është shprehur se takimi nuk ishte aspak misterioz, por thjesht së bashku me Metën kishin shkëmbyer pikëpamjet e tyre për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.
‘Po ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar. Zgjati rreth 35 minuta dhe ka qenë një takim ku kam parashturuar pikëpamjet e mia për momentin politik ku ndodhet vendi. Kam shkëmbyer disa pikëpamje me presidentin. Dhe nuk kishte asgjë misterioze. Kemi biseduar pas një kohe shumë të gjatë’, ka thënë Lulzim Basha