Zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero tregoi detaje nga takimi me ambasadorët e BE për pr/ ligjin për amnistinë fiskale.
Në “Report TV”, ajo bëri me dije se delegacioni i BE kërkoi që normat e taksimit të posaçëm 7% dhe 10% të shtohet. Gjithashtu, Vjero nënvizoi apelin e ambasadorëve që të mos favorizohen nga ky legjislacion grupet kriminale shqiptare. Në emër të qeverisë, zv/ministrja theksoi se ky pr/ ligj do të sigurojë likuiditet dhe rritje të ekonomisë.
“Në diskutimin që u bë më përfaqësues të BE, shqetësimi i tyre është që ky legjislacion duhet të jetë i kujdesshëm, në mënyrë që grupet që kanë bërë para në mënyra kriminale, të mos kenë hapësirë për të përfituar. Nga ana tjetër një shqetësim lidhej me taksimin e dyfishtë, apo edhe elementë të tjerë teknik. Një koment i tyre lidhje edhe me normat që kemi parashikuar me normat e taksimit të posaçëm, 7 dhe 10%.
BE gjykon se duhet të jenë pak më të larta se ka një dekurajim të tatimpaguesve të rregullt, të cilët kanë paguar norma të tjera në vite të të ardhurave të tyre. Bëmë një diskutim në nivel teknik. Argumentet tona janë që ligji për amnistinë është iniciativë që garanton likuiditet në ekonomi sidomos në periudhën që ekonomia shqiptare dhe botërore po kalon, instrument për të mbështetur sipërmarrjen. Do stimulojë rritjen ekonomike”, deklaroi zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero.