osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Takimi i Gjirokastrës tregon, se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha

Takimi i Gjirokastrës tregon, se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha

Nga Mero Baze

Sali Berisha improvizoi një gënjeshtër në fillim të takimit të Gjirokastrës. Tha se kishte parë titujt e gazetave në mëngjes, që shkruanin: “Rama dhe Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër”. Dhe arriti në përfundimin se ishte shumë i lumtur për këtë gjë. Domethënë ishte i lumtur që po i kundërvihej Perëndimit me vizitën në Gjirokastër.

Në fakt, në Lubjanë ishte Edi Rama dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit, së bashku me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, duke diskutuar fatin e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian. Përpjekja e Sali Berishës për të vënë “foltoren” e Gjirokastrës si kundërpeshë të takimit të Lubjanës, tregon se me kë e ka në kokë betejën Sali Berisha.

AI ka në mendje betejën me Perëndimin. Për këtë dhe Lulzim Bashën e zhvendosi në Lubjanë, të duket dhe ai si tradhtar që e mbështet Perëndimi.

Në mendjen e tij, në mllefin e tij për atë që i ka ndodhur, Sali Berisha e ka thjesht justifikim betejën me Lulzim Bashën. Ai orë e minutë e ka mendjen tek beteja me Perëndimin dhe parterët e Perëndimit në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që në fakt ai po braktiset nga njerëzit me identitet politik të Partisë Demokratike në rrethe dhe i mbushen sallat me delirantë provincial, me probleme të rënda psikike, ose njerëz të margjinalizuar për shkak të problemeve të tyre.

Njerëzit që kanë themeluar Partinë Demokratike, si shpresë për orientimin e Shqipërisë nga Perëndimi, e kanë të vështirë tridhjetë vjet më pas të shkojnë pas dikujt, që e nis fjalimin “Rama dhe Basha kanë shkuar në Lubjanë në takimin e BE, unë jam i lumtur të shkoj në Gjirokastër”.

E kanë të vështirë, pasi vet Gjirokastra nuk është Ndroqi dhe Shijaku i Haxhi Qamilit, por qyteti më i ndriçuar i Shqipërisë, që ka nxjerrë kolosët e identitetit perëndimor të Shqipërisë.

Duke qenë se ai çdo ditë e çdo orë po përpiqet të gjejë argumente kundër Perëndimit, nuk është se tremb Perëndimin, as SHBA, por tremb PD, partinë e parë pro-perëndimore të Shqipërisë, e cila mungesën e demokracisë brenda radhëve të saj nuk e ka provuar për herë të parë nga Basha, por për 20 e ca vite nga Berisha.

Ata e dinë si e ka drejtuar ai PD, si ka përjashtuar gjithë themeluesit nga partia, si ka eliminuar gjatë rrugës bashkëpunëtorët e tij dhe si ka shitur PD për milionat e djalit, vajzës dhe gruas së tij, që tashmë janë të damkosur si hajdutë të parave të shqiptareve nga SHBA.

Për këtë arsye, urrejtja e Berishës ndaj Perëndimit është legjitime, por përpjekja për ta bërë këtë urrejtje ideologji në PD, do ta turpërojë dhe më shumë atë.

Shenjat e para janë sallat e tij të braktisura nga deputetë të PD dhe themelues të saj, dhe mbushja e tyre me njerëz vulgarë, delirantë me probleme psikike dhe militantë ordinerë.

Berisha po e frikëson PD që do Perëndimin, përmes vulgut të tij të rrugës që ka gjetur dyert e foltoreve hapur dhe përmes ndonjë emigranti të dëshpëruar nga SHBA, që zakonisht qëllon të jetë ose fëmijë komunistësh, shok të Berishës, ose ish- bashkëpunëtorë të tij që i ka pas terrorizuar me dosje sigurimi.

Nuk di sa do t’ia dalë ta trembë atë pjesë të PD që do Perëndimin, por e sigurtë është që nuk ka çfarë t’i bëjë Perëndimit që do një PD pa Sali Berishën. Këtë betejë e ka të humbur.