osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Takimi i Berishës me Rudina Hajdarin, po ‘shet’ Bashën në këmbim të ‘varrosjes’ së rigjykimit të Izet Haxhisë?!

Takimi i Berishës me Rudina Hajdarin, po ‘shet’ Bashën në këmbim të ‘varrosjes’ së rigjykimit të Izet Haxhisë?!

Në kushtet kur në shtator ngrihet SPAK, si dhe kërcënimit të ish-truprojës së tij se ka prova e fakte që e implikojnë në vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha takon vajzën e ish-liderit të Dhjetorit në zyrën e tij, pavarësisht se Basha thuajse e ka përjashtuar Rudina Hajdarin nga PD. Ish-kryeministri është një “skile” e vjetër e politikës dhe nuk t’i hedh as sytë pa interes, jo më të të takojë.

Si po mundohet Berisha të shpëtojë nga përballja në gjyq me Izet Haxhinë, duke shfrytëzuar presionin mbi gjyqtarët dhe Fatmira Hajdarin, e duke bërë “hasha” dhe “birin” e tij politik, Lulzim Basha

Sali Berisha, kjo “skile” e vjetër e politikës, pikërisht në muajin e fundit të ngritjes së SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zhvilloi sot në mesditë një takim me vajzën e ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari.

Deputetja e opozitës së re e cila nuk dorëzoi mandatin, duke thyer urdhërin e Bashës dhe marrë mbi vete goditjet e njerëzve të liderit demokrat, ka hyrë në ndërtesën afër RTSH ku ka zyrën ish-kryeministri Sali Berisha, dhuratë nga Bashkim Ulaj.

Hajdari nuk e ka mohuar këtë takim me ish-kryeministrin dhe të akuzuarin si njeriu që inskenoi dhe përdori më pas vrasjen e Azem Hajdarit, deri në tentativë për grusht shteti më 14 shtator ‘98.

“Nuk është hera e parë që takohem me z. Sali Berisha. Janë takime dashamirësie dhe asgjë më shumë”, ka thënë Hajdari, duke mos e mohuar takimin me ish-kreun e qeverisë, si dhe duke sfiduar në mënyrë të hapur kryetarin aktual të PD Lulzim Basha.

Nëse Rudina Hajdari është e sinqertë në takimet dhe mesazhet që përcjell, Sali Berisha as sytë nuk t’i hedh pa pasur interes, jo më ta presë në zyrë pa përgatitur më parë një skenar, në kushtet kur vajza e liderit të Dhjetorit është thuajse e përjashtuar nga PD.

Takimi i Berishës me Hajdarin vjen në momentin më të vështirë për ish-kreun e qeverisë, pasi ka nëpër “këmbë” çështjen e rihapjes së gjyqit për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, e kërkuar me ngulm nga Izet Haxhia, ish truproja e tij në kohën kur ka qënë president i vendit.

Gjyqtarët gjenden nën terror, pasi nuk e prekin dot dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, e cila ishte e “varrosur” deri në maj të vitit të kaluar, kur Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri me qëllim zbardhjen e së vërtetës, pasi sipas tij, është dënuar padrejtësisht me 25 vite burg.

Vazhdimisht Izet Haxhia ka akuzuar Sali Berishën si planifikuesin e vrasjes së Hajdarit dhe ka kërkuar që të ketë një përballje mes tyre në gjyq për të ballafaquar të vërtetat, por gjyqtarët duket se po bëhen pengesë e kësaj përballjeje.

Shtyrja e senacave gjyqësore tashmë është bërë një rutinë, teksa herë shfaqet një sëmundje, herë një grip, herë një konflikt interesi, ndërkohë që seanca e radhës pritet të zhvillohet këtë muaj.

Vetë ish-truproja e Berishës dhe avokati i tij akuzojnë gjyqtarët se po tentojnë ta zvarrisin këtë proces gjyqësor për të shmangur sa të jetë e mundur përballjen mes tij dhe Sali Berishës.

Izet Haxhia ka hartuar një listë me 42 emra të njohur që kërkon të shkojnë në gjyq për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe i pari në listë qëndron Berisha. Për ish-kryeministrin, Haxhia ka paralajmëruar se zotëron edhe prova, që tregojnë se ai ka gisht në ekzekutimin e ish-deputetit demokrat.

Izet Haxhia pretendon se disponon prova dhe fakte për këtë, por sipas tij duhet që gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje të çlirohen nga “dara” e Sali Berishës dhe kompleksi i zvarritjes së këtij procesi, meqë janë kolegë me bashkëshorten e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari.

Izet Haxhia pretendon se zotëron bllokun e shënimeve sekrete të ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, bllokun e shënimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Albert Dervishi, tabulatet e celularëve, kronikën e regjistruar të gazetarit Artan Hoxha, regjistrimin e bisedës me diktofon të Ylli Rakipit me të plagosurin rëndë, Zenel Neza në prani të Berishës te Spitali Ushtarak.

Ai pretendon se këto prova mund ta fundosin Sali Berishën dhe ta vendosin atë pas hekurave për vrasjen e Azem Hajdarit, por vetëm duhet që gjyqtarët të marrin guximin dhe të mos dëgjojnë ish-kryeministrin dhe Fatmira Hajdarin, por t’i japin mundësinë të përballet me të.

Pikërisht në këtë situatë aspak të favorshme për të, Sali Berisha takohet me Rudina Hajdarin, duke bërë si hap të parë “shitjen” e Lulzim Bashës, pasi vajza e Azem Hajdarit është në konflikt të ashpër me kreun e PD.

Por duke qënë se gjyqtarët që kanë çështjen nën gjykim janë kolegët e Fatmira Hajdarit, Berisha kërkon të përfitojë që të mos dalë kurrë përballë Izet Haxhisë në gjyq për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, të ndodhur 21 vite më parë.

Mister mbetet fakti nëse ky takim i Berishës me Rudina Hajdarin, vajzën e ish-liderit të Dhjetorit ka qënë në funksion të “varrosjes” përfundimtare të dosjes “Hajdari”, nga frika e zbardhjes së provave dhe fakteve që implikojnë Sali Berishën në vrasje?!/Pamfleti/