Një ministër dhe një “djalë i keq” nuk mund të shkojnë kurrsesi mirë! E tillë është edhe historia e tyre, edhe pse nga “përplasjet” nga ekrani, më në fund e kanë parë njëri-tjetrin në sy.
Stresi është përballur për herë të parë me Saimir Tahirin, personin që gjithmonë e ka shprehur edhe live se e ka antipati, ndryshe nga politikani i tij i preferuar, Sali Berisha
Të dy, këngëtari i muzikës Rep, dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri, janë takuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Në fakt takimi disa sekondësh mes tyre ka qenë i imponuar, pasi sapo Tahiri ka dalë nga studio dhe transmetimi LIVE, radhën për tu futur si i ftuar e kishte këngëtari Arkimed Lushja, që të gjithë e njohim tashmë me emrin skenik Stresi. Shkëmbimi mes tyre ishte i ftohtë, edhe pse përshëndetjet nuk munguan.
“Si je, si kalove, mirë je?”, përshëndet i pari Tahiri, teksa merr edhe përgjigjen nga Stresi i cili siç shihet në video nxiton për tu futur në studio teksa Arjan Çani kishte thirrur emrin