Analisti Baton Haxhiu ka dhënë detaje të reja nga Samiti i Berlinit me liderët ballkanik, mes tyre kryeministri Rama, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi.
I ftuar në Real Story, Haxhiu u shpreh se nervozizmi në takim mes Macron dhe Haradinaj ishte më i larti që ai kishte parë ndonjëherë.
Sipas analistit, Macron i bëri të qarta 2 zgjidhje kryeministrit Haradinaj, ndërsa theksoi se nervozizmi nis fill pas atij takimi me delegacionin e Kosovës.
‘Në një takim nuk kisha parë nervozizëm më të lartë se ai në mbyllje të Samitit. Macron ofroi një zgjidhje për taksën. I tha Haradinajt: Do ta pezullosh për kaq muaj.
Ke dy zgjidhje: 1- pezullo taksën dhe problemin me Serbinë do ta zgjidh brenda 3 muajve dhe 2- nëse nuk ka progres vendose taksën dhe unë të liberalizoj vizat. Aty filloi nervozizmi me delegacionin e Kosovës’, përfundoi Baton Haxhiu.