osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Takim me të “rinjtë”?! Perla e PD, në ditën e Pavarësisë

Takim me të “rinjtë”?! Perla e PD, në ditën e Pavarësisë

PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik. Shikoni pamjet. Eventi quhet takim me të rinjtë ndërkohë që mosha mesatare e pjesëmarrësve është e barabartë me atë të Ismail Qemalit.

E kuptoj që sipas logjikës të PD-së duhej një event sot dhe që është organizuar me shpejtësi ngaqë Berisha doli në mënyrë të papritur nga masa e arrestit. Por kur nuk arrin të mbledhësh të rinj në kohë aq të shkurtër, të paktën mos e quaj takim me të rinj se pamjet të nxjerrin qesharak.

Akoma më mjerane është kjo pamje kur shikon qe në rrugët e Tiranës, Vlorës por dhe në qytetet e tjera ka atmosferë festive me parakalime nga mbi 300 grupe shqiptarësh nga e gjithë bota, dhe ti si PD je veçmas, në një sallë të vogël të mbyllur me 40 pleq.

Dhe këtu jemi tek pika e dytë. Festimet veçmas. Sot nuk ka kuptim. Të gjithë bejlerët shqiptare e urrenin njeri tjetrin. Ca nga xhelozia, ca nga egoizmi, ca nga interesat materiale. Fshehurazi sajonin skema goditje pas shpine, letra anonime dhe spiunime tek sulltani që të godiste njërin dhe tjetri ti merrte tokat dhe prestigjin.

E me gjithë këtë urrejtje dhe luftë të ftohtë nën rrogoz, në 1912 u bënë bashkë se e kuptuan që ishte në të mirën e të gjithëve.

A ka mundësi për një ditë të vetme, ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, PD të sillet normalisht dhe të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare. Pamjet e Gaz Bardhit që shkonte veçmas në Vlorë janë mjerane në këtë ditë, aq më tepër kur para tij në ceremoninë zyrtare në krah të Ramës ishte dhe Albin Kurti të cilin me Ramen e ndan jo vetëm ideologjia, por dhe ana personale.

Kur Albin Kurti që nuk ka bërë asnjëherë marrëveshje me Edi Ramen, shkon aty, aq më tepër PD që historikisht ka bërë marrëveshje me PS duhet të ishte aty. Të denoncosh Ramen dhe të bësh si “parimor” ndërkohë pastaj të bësh marrëveshje për të amnistuar politikane dhe të bësh marrëveshje për të mbyllur listat e deputetëve, është një hipokrizi aq e madhe sa kalon në neveritje. Sepse këto marrëveshje ishin për interes partiak dhe jo kombëtar.

Kështu që është mirë që të paktën një ditë të vetme, të festohet si gjithë shqiptarët, bashkë me Ramen se e dimë që fundi i fundit,kur t’iu interesojë keni për t’i shkelur “parimet” dhe keni për ta gjetur prapë marrëveshjen e radhës me të.

Të paktën reflektoni në marketing politik, nëse nuk jeni të afte të reflektoni në thelb. (Endri Tafani)