Dje u përfol se pati një shtrëngim duarsh mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit.Por ky lajm i cili u mohua mbrëmjen e djeshme me një mesazh nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, në një sms të mbërritur në celularin e Blendi Fevziut.
“Konfirmoj se në Kryesin e Kuvendit nuk ka pasur asnjë takim apo shtrëngim duarsh mes Metës dhe kryeministrit”, lexoi Fevziu mesazhin e zëdhënësit Blushi.
Meta ndodhej sot në Kryesin e Kuvendit pasi dëshmoi para Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij