osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Takia e Beratit pasuri brezash

Takia e Beratit pasuri brezash

Së fundmi, Muzeut Etnografik të Beratit iu shtua një tjetër vlerë kulturore. Takia, pjesë e veshjes popullore për burra, të zonës së Myzeqesë, ishte dhuratë për muzeun, nga Fatmira Gajta në emër të nënës së saj, Sherife Gajta, e cila njihej për mjeshtrinë e takieve.

Ajo e kishte mësuar nga e ëma këtë mjeshtri që në vogëli, për t’ua lënë trashëgim të tri vajzave të saj.

I përgatiste takijet në seri, por punonte edhe me porosi. Përgatiste të trija llojet e takieve, ato festive, apo për jetën e përditshme e plotësonte nevojat e tregut në Berat, Lushnjë e Fier, por ishte edhe vendi ku mund të gjenin këtë veshje tradicionale edhe për Shtëpinë e Kulturës Fier dhe Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.

Nënë Sherifja i shiste takiet në pazarin pranë postës së vjetër dhe më pas, në sheshin para markatës së qytetit. Këtë traditë e vazhdoi deri në momentet e fundit të jetës, në vitet 2004 – 2005.“I duheshin dy ditë për të bërë një takie, duke punuar me orë të zgjatura.

I vizatonte vetë, i priste dhe pastaj fillonte qëndisjen e qepjen. Momenti më delikat ishte përgatitja e gajtanit me fill pambuku, apo mëndafshi dhe më pas tegeli, që duhet të ishte uniform, sa më afër njëra – tjetrës.

Ishte një proces pune që kërkonte mjeshtëri, durim dhe për më tepër, pasion”, – tregon hollësisht e bija, Fatmira.

Sot takiet e nënë Sherifes i gjejmë në muzetë e Fierit dhe Lushnjës e tani edhe në Muzeun Etnografik të Beratit.

Në Muzeun Etnografik në Berat janë ekspozuar objekte të ndryshme, si: kostumet popullore, im­provizimi i një pazari të vjetër, ndërsa në katin e sipërm ndodhen disa shembuj të dhomave me funksionet përkatëse dhe mënyra e jetesës familjare të zonës së Beratit./Konica/