Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon të presë te kafja e Gjykatës së K.rimeve të Rënda vendimin ndaj tij, që do të jepet në orën 16:00, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, dhe disa gazetarë.
Në fund të gjykimit, teksa gjykata u tërhoq për vendim, Tahiri u pa i qeshur jashtë ambienteve të K.rimeve të Rënda, ku e prisnin disa qytetarë, mbështetës të tij, të cilët e kanë përqafuar, duke e mbështetur me fjalë, si: “Të jesh krenar”. “Parimi është kush punon dënohet!”.
Tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit Tahiri janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Kujtojmë, që Prokuroria ka kërkuar 8 vite b.urg për ish-ministrin.