Janë zbardhur tabulatet telefonike të deputetit socialist Taulant Balla i akuzuar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu se ka qenë i pranishëm kur është kërcënuar me armë zjarri në Fushë-Krujë.
Sipas tabulateve telefonike të siguruara nga Newsbomb.al, rezulton se në datën 21 korrik Taulant Balla ka qenë në qytetin e Pogradecit dhe zonat përreth, ndryshe nga sa pretendon Emiljano Nuhu.
Megjithëatë Nuhu kërkon të verifikohen kamerat duke pretenduar se janë fshirë pamjet, e duke treguar se ai nuki i beson prokurorisë.