osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ta ngremë kokën lart

Ta ngremë kokën lart

Nga Luan Banushi

U bënë rreth tridhjetë vjet që, si asnjë komb tjetër, kemi vënë në dyshim një nga vlerat më të mëdha kombëtare, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ). Në historinë tonë të re, LANÇ-i është e vetmja provë, e qëndrueshme dhe e pakundërshtueshme, që tregon se ne si popull kemi vlera, që tregon qashtër karakterin tonë si komb, si qëndrestar e burrëror, që tregon moral të lartë kombëtar, përkundër asaj që bëjmë çdo ditë duke thënë e stërthënë se jemi kot, se nuk bëhemi, etj.

Që pas vdekjes së Skënderbeut është e vetmja luftë kombëtare që kemi fituar. Është e vetmja luftë ku populli ka marrë pjesë masivisht në të. Është e vetmja luftë ku për herë të parë në historinë tonë kanë marrë pjesë masivisht gratë dhe vajzat. Është lufta ku kemi qenë në krahun e duhur të historisë. Është lufta që nuk lejoi copëzimin e mëtejshëm të vendit tonë, është lufta ku kemi treguar një vetëdije të lartë kombëtare, e kështu mund të renditen edhe vlera të tjera. Atëherë përse duam ta zhvlerësojmë këtë provë të madhërishme?

Me rënien e diktaturës, nën preteksin se gjithçka komuniste ishte e keqe, u shkatërrua e gjithë pasuria e vënë gjatë diktaturës: uzina, fabrika, kombinate. Për pasojë njerëzit mbetën pa punë, pa të ardhme, gjë që çoi në ikjen e tyre nga sytë këmbët. Kjo është hera e dytë e mërgimit masiv të kombit tonë, hera e parë është ikja masive pas vdekjes së Skënderbeut, ku osmanët të tmerruar nga kombi ynë që u qëndroi për 25 vjet rresht, vendosën ta zhbëjnë. Jo vetëm e vranë, e prenë, e shkatërruan, por nuk i lanë asnjë të drejtë. Ishim i vetmi komb në perandorinë e tyre që nuk iu lejuan institucionet fetare, që nuk iu lejua gjuha. Pothuaj e njëjta gjë u përsërit edhe tani pas rënies së diktaturës, vendet fqinjë që kanë interesa territoriale ndaj nesh, bënë, me qeveritarët tanë tashmë, që njerëzit të mernin arratinë, që shteti ynë të rrënohej për të mos u ngritur më. Është proverbiale thënia e Millosheviçit se “Shqipërinë e pushtoj me klubin e gjuetarëve”, kë?, neve që ishim një ndër vendet më militare në Ballkan. Vetëm ne ishim vend ish komunist?!! Jo, por ne kemi armiq që gjithnjë na kanë luftuar. Deformimi i historisë tonë kombëtare, rrënimi moral i popullit tonë, nuk është vetëm vepër e ne shqiptarëve, por edhe e fqinjëve. Boll me teori konspiracioni, do thotë dikush, por jo, grekët me varrezat po na vinë deri në Tiranë, kemi për t’ia dëgjuar zënë më vonë.

Përveç pasurisë, që duhej goditur e para, e cila jo vetëm realizohej më shpejt, por edhe jepte fryte të drejtpërdrejta (mbijetesa nuk të lë të gjykosh), jemi goditur dhe në dy gjëra të tjera themelore: në karakterin dhe në moralin kombëtar. Nuk dihet më cili është karakteri ynë, ndërsa për moral as që bëhet më fjalë. Dihet se në formimin e karakterit të individit dhe për rjedhojë të një race të caktuar, më i rëndësishëm është ndikimi i të parëve, i dyti është ndikimi i prindërve dhe i treti është mjedisi. “Fatin e një populli e udhëheqin në një shkallë shumë më të lartë brezat e vdekur sesa të gjallët, sepse vetëm ata kanë hedhur themelet e racës”, thotë Gustav Le Bon. Pra, jo rastësisht po goditet LANÇ-i. Ka kohë që na kanë turbulluar gjykimin. Ka një kakofoni ndaj çdo vlere kombëtare. Kushdo kundërshton këdo. Historia është goditur më fort. Të gjithë kanë variantin e tyre, sepse si parim kanë interesin e tyre. Edhe në një pikë që puqeshim, tek Skënderbeu, edhe aty mendjet e zeza që shfaqen si “mendjehapura” dhe “origjinale” kanë filluar të godasin. Historia e një kombi është historia e luftrave të tij, sidomos e luftrave të fituara (vetëm serbët festojnë edhe luftrat e humbura!?). Ku më shumë se në luftë tregohet karakteri?! Historia e kombit tonë ka shumë ndërprerje të gjata, sa që vihet në dyshim vazhdimësia e tij. Kjo ngaqë nuk kemi luftuar ose jemi mundur. E pra, armiqtë tanë e bashkë me ta pasardhësit e ballistëve e bashkëpunëtorëve të tyre duan të zhbëjnë LANÇ-in, kryemargaritarin e vlerave tona kombëtare, që ne të mos kemi kujt vlere t’i drejtohemi, që të mos kemi kurajë të kundërshtojmë kënd.

Ka tridhjetë vjet që pasardhësit e ballistëve dhe gjithë ata që i mbështesin nuk ndalen në zhbërjen e vlerave tona kombëtare nën preteksin se kanë qenë vlera komuniste. Ata vazhdojnë të bëjnë punën që kanë bërë paraardhësit e tyre: të vënë interesin e tyre personal mbi atë kombëtar. Kështu bënë gjatë luftës etërit, këtë bëjnë dhe sot bijtë. Ata janë konseguentë në qëndrimin e tyre, herë e quajnë luftë civile, se po të ishte luftë civile, atëherë nuk ka tradhtarë. Herë herë me anë të PD-së kanë arritur edhe të dekorojnë eksponentë të Ballit Kombëtar, si njerëz nga famije të mira, si intelektualë, si njerëz me demek që kanë pasur vlera. Natyrisht kulmin në këto përpjekje të tyre e arritën me nderimin e Mit’hat Frashërit që iu bë nga PS. Duke mos qenë tradhtar kryetari i Ballit Kombëtar nuk ka sesi të jenë tradhtarë anëtarët e tij, është nënteksti. Mirëpo faktet janë mal kundër tyre. Nuk ka dekorim që i shpëton ata nga tradhtia, vepër që i ka mbuluar me turp përpara kombit.

Ndoshta gaboj, qoftë kështu, por duket se po i fryhet fort zjarrit të një përçarjeje të re ndër ne shqiptarët. U munduan me fe, nuk ia arritën dot, u munduan me ndarje krahinore, nuk ia arritën dot, tani kanë gjetur të sulmojnë LANÇ-in, pasi e dinë ndjeshmërinë e madhe që kemi si komb për të. Vazhdon sot e kësaj dite që PD e feston në 28 nëntor çlirimin e vendit. Nuk ka asnjë arsye që PD ta festojë datë tjetër çlirimin e vendit, nuk ka arsye që flamurtare e nderimit të tradhtarëve të jetë PD apo tash së fundi edhe PS. Ballistët kanë partinë e tyre. Dikush, për të qetësuar socialistët, veprimin e PS-së e cilësoi si veprim përbashkues. Jo, bashkimi nuk arrihet duke fabrikuar apo stimuluar gënjeshtra, bashkimi arrihet vetëm nëpërmjet të vërtetës. Vetëm tek ne po sulmohet Lufta, askund tjetër, vetëm tek ne tradhtarët po rehabilitohen e po nderohen, askund tjetër. Dihet se është niveli i moralit që e bën një popull madhështor, mirëpo tek ne po shprishet qëllimisht morali, që njerëzit të mos jenë në gjendje të dallojnë moralen nga e pamoralshmja. Arma kryesore e fqinjëve ka qenë paqartësia, përçarja, blerja e njerëzve tanë dhe në fund ka ardhur goditja ku gjithmonë na ka gjetur të papërgatitur.

Natyrisht, në gjithë këtë zamallahi është e vështirë të gjykohet drejt, njerëzit jo rrallë bien pre e propagandës dhe e përkrahin pa vetëdije atë. Por ka një fill që na orienton, ky është interesi kombëtar. Gjithnjë duhet të shtrojmë pyetjen, është në interesin tonë kombëtar ky opinion, ky mendim, kjo kundërshti? Dhe meqë po flasim për Luftën, a është në interesin tonë kombëtar ta zhbëjmë Luftën, ta mohojmë ne vetë atë Luftë që na e njohin si të tillë ndërkombëtarët dhe në vend të saj të dekorojmë e të nderojmë ata që tradhtuan vendin? A duhen lënë shpirtshiturit të vazhdojnë të zhbëjnë këtë Luftë vigane? Jo, kurrë, por për këtë na duhet të mos rrimë mënjanë, t’u tregojmë brezave cila qe LANÇ-i, kush e çliroi vendin, karakterin e moralin e partizanëve, të ngremë lart vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj Lufte, të nderojmë e vlerësojmë heronjtë e saj, pa u ndalur nga askush.

Ta ngremë pra kokën lart ne pasardhësit e bijve e bijave që e bënë këtë Luftë, të jemi krenarë për veprën e tyre monumentale, të përkulemi me nderim të thellë para të rënëve të kësaj Lufte epope.

Gëzuar festën e çlirimit.

Lavdi dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.