osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sytë e mbretëreshës Geraldinë

Sytë e mbretëreshës Geraldinë

Geraldina buzëqesh teksa një grua mundohet t’i puthë duart. Në flokët e zinj ka një kurorë të artë, ndërsa fustani i gjatë i bardhë i shtrihet deri poshtë këmbëve. Kjo është dita më e bukur e vajzës hungareze që po lidh kurorë me Mbretin e shqiptarëve.

Lucien Aigner, fotograf i agjencive kryesore të lajmeve në ato kohë, ka mbërritur në Shqipëri posaçërisht për të fotografuar martesën e Mbretit Zog. Atëherë, rreth të 40-ave, Aigner përpiqet që të fokusojë në foto lumturinë që endej në sytë e Geraldinës.

Si hungarez, Lucien e dinte se sa shumë e ëndërronin vajzat e vendit të tij ditën e dasmës. Aq më tepër, një vajzë si Geraldina, në gjenet e së cilës rridhte gjak mbretëror.

Kjo martesë nuk ishte thjesht kurorëzimi i dashurisë me shqiptarin e gjatë dhe simpatik Zog, por një mënyrë për të forcuar më shumë mbretërinë shqiptare. Aigner fokusoi në aparat gjithçka. Që nga vështrimi që Zogu i hidhte nuses së tij, deri te gëzimi që shihej te të gjithë të ftuarit. Vajzat e veshur me fustane

të bardha dhe hareja e motrave të Mbretit Zog. “Unë doja të fokusoja se çfarë mendonte Geraldina. Gjithë vëmendja ime ishte përqendruar në lëvizjet e kësaj gruaje të bukur”, rrëfente ai. Nga vallet tradicionale shqiptare e deri te të ftuarit e rëndësishëm, Aigner i tregoi botës festën e madhe të mbretërisë shqiptare.

Janë të njëjtat foto që shfaqen kaq vite më pas në faqet kryesore të të përditshmeve tona, por edhe ato të huaja sa herë që flitet për martesën e Mbretit Zog. Edhe atëherë kur ceremonia e dasmës kishte përfunduar, Lucien bëri një udhëtim në tokën ku kishte vendosur të jetonte Geraldina, për të parë jetën e atyre njerëzve aq të thjeshtë në qendër të Ballkanit.

Aigner, i cili kishte nisur të sillte një erë tjetër në fotografinë e reporterëve të gazetave, në Shqipëri kërkonte të fokusonte sa më shumë në aparat njerëzit.

Një foto rrëfen më shumë se fjalët. Fotot e tij do të shfaqeshin gjithnjë në shtyp, jo vetëm atëherë kur Geraldinës iu desh të ndiqte pas të shoqin, duke u arratisur nga Shqipëria, por dhe kur në vend u vendos regjimi komunist. Kanë qenë ditë prilli ato kur Aigner u end kafeneve të Tiranës për të njohur psikologjinë e këtyre ballkanasve të çuditshëm, që tashmë do të kishin një mbretëreshë hungareze. Po kush është Aigner, fotot e të cilit na rrëfejnë Shqipërinë e vitit 1938? Lucien Aigner lindi në Hungari, në vitin 1901.

Për herë të parë ai e mori aparatin në dorë në moshën 9- vjeçare, duke fotografuar anëtarët e familjes. Në moshën 25-vjeçari, ai nis punë si fotoreporter në “Az Est”, një gazetë e njohur hungareze me seli në Budapest. Këto janë kohët kur fotografia fillon të mos jetë më thjesht një shkrepje, por një mënyrë për të depërtuar më thellë brenda saj. Nga Parisi, Aigner do të punonte si korrespodent për “London General Press”.

Në vitin 1940, fotot për Musolinin në një moment relaksi duke shfryrë hundët, bënë xhiron e botës, duke qenë në faqet kryesore të çdo gazete apo agjenci lajmesh. Në vitin 1941, pasi kishte udhëtuar nga Franca drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu arratisur persekutimit nazist, ai kaloi pak kohë në Princeton, ku i realizoi një sërë fotosh Albert Ainshtajnit. Fotot, që përdoren ende sot për Ainshtajnin, qenë më të preferuarat e tij. Parisin dhe SHBA-në e viteve 1930-1940 mund ta shohësh vetëm në fotot e tij.

Përtej fotove politike, Aigner kërkonte t’i rrëfente botës jetën e vërtetë, të cilën e shihte kafeneve dhe rrugëve të SHBAsë. “Unë gjithmonë kërkoja të gjeja humanen te njerëzit që fotografoja”, shprehej ai. Sot, punët e Aigner gjenden në koleksionet e galerive më të njohura të botës. Si një njeri që kërkonte të papriturat dhe e adhuronte të panjohurën, ai u bë një eksplorues i ngjarjeve dhe historive më të njohura në botë.

Për ata që duan fotografinë dhe për fotografët e rinj, Aigner do të mbetet pionieri i fotografisë së lirë, si njeriu që e ktheu foton në një rrëfim artistik.

Në vitin 1934, fotografitë e baletit në Paris në Grand Opera bënë bujë për
mënyrën e realizimit. Aigner ishte mjaftuar vetëm duke fotografuar këmbët, i bindur se ato e rrëfenin më së miri muzikën. Por përtej fotografive, vetë jeta e Aigner ishte një foto më vete. Duke rrëmuar në fotot që ka lënë pas, mund të shohësh dhe ditët që ai ka jetuar. Si fotograf, ai ndjente nga larg kur një ngjarje ndodhte dhe, pavarësisht sfidave, gjente mënyrën për të qenë atje. Sot, jeta e Aigner mund të shihet si një shkollë për të mësuar se nga buron arti i vërtetë. Lucien Aigner mbylli sytë në moshën 97-vjeçare, në vitin 1999. (Shqip)