Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë pranverore në Surrel.
Pranë banesës së tij lukzose, ai ka shkrepur një foto ku shihet se është pranë Zahos, i cili po rritet çdo ditë e më shumë.
Si rrallë herë më parë, Rama ka reklamuar fshatin e tij dhe lokalet pranë vilës lukzose të tij.
“Kopenhageni ka Noma, Londra ka Zuma, Roma ka Pergola, Tirona ka IL Gusto, Padam, Mullixhiu e plot akoma, po ama katuni jonë, Surreli, ka Rexhekri dhe s’ka si katuni jonë”- shkruan Rama në Facebook.