Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme edicionin e ri të Champions League, kompeticion të cilin e ka fituar më shumë se çdo ekip tjetër, plot 13 herë.
Ekipi i Zinedine Zidane humbi 3-2 në Spanjë ndaj Shakhtar Donetsk, duke paguar shtrenjtë një pjesë të parë jashtëzakonisht të dobët, ku pësoi 3 gola nga ekipi ukrainas.
Reagimi i madrilenëve erdhi në pjesën e dytë, por golat e Modric dhe Vinicius nuk ishin të mjaftueshëm për të marrë qoftë edhe një pikë.
Real Madrid ndërlikon kështu pozitën e tij në grupin B, ku ndodhen edhe Inter e Borussia Monchegladbach.
Real Madrid-Shakhtar Donjetck 2-3
54′ Modriç, 59′ Vinicius / 29’Tete, 33′ (ag) Varane, 42′ Solomon