osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Supervjedhja në Rinas: Gjendet prova “minierë ari” për hetuesit

Supervjedhja në Rinas: Gjendet prova “minierë ari” për hetuesit

Një telefon celular i gjetur në furgonin në mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga banda kriminale për të realizuar grabitjen spektakolare mesditën e 9 prillit në Rinas, është prova më e fortë, që ka në duar grupi hetimor në prokurorinë për Krime të Rënda.

Burimet thanë se celulari mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, i konsideruar si “truri” i grabitjes, i cili mbeti i vrarë.

Telefoni është dërguar për ekspertizë me qëllim zbardhjen e çdo komunikimi të realizuar me të, e në këtë mënyrë rriten mundësitë që hetuesit të mund të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e Muratajt, të cilët janë në arrati.

Në kuadër të hetimit të çështjes që shkaktoi një zhurmë të madhe në vend, për shkak se një grup kriminal vuri në rrezik sigurinë kombëtare, prokurorët e çështjes, “zbarkuan” në Rinas, ku sekuestruar pranë zyrave të TIA-s, të gjithë praktikat, kontratat apo urdhrat e brendshëm, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive të seciilit institucion.

Hetuesit kanë siguruar të dhëna se automjeti, i cili u dogj pak minuta pas ngjarjes, në zonën e Bathores, rezulton se ka qëndruar i parkuar në harkun kohor të pesë ditëve. Kjo konfirmohet nga pamjet e dy kamerave sigurie në zonë dhe dëshmive të disa banorëve.

Burimet thonë se personi që i vuri flakën automjetit, ishte i veshur me rroba të zeza dhe është larguar prej andej me bicikletë sportive të bardhë. Dyshimet janë se anëtarët e grupit e dogjën këtë automjet, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e policisë në anën e gabuar.

Ndërkohë që grabitësit dyshohet të jenë larguar në anën e kundërt, drejt tuneleve të Tapizës, ku të nesërmen e ngjarjes u gjet i djegur një tjetër furgon. Në sitën e hetimit do të kalojnë edhe të dhënat që kanë të bëjnë me momentin e njoftimit të policisë, nëse kompania që siguron perimetrin e brendshëm të aeroportit i ka njoftuar ose jo në kohë uniformat blu.

Ndërkohë këtë të premte në mesditë, familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit Admir Muratajt, i cili do të prehet në varrezat e fshatit Çerem të Tropojës.

Ndërsa, në paraburgimin 313 pati revoltë nga Aleksandër Murataj, vëllai i Admirit, të cilit nuk iu dha leje për të shkuar në varrim. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve tha në rrugë jozyrtare se kishte informacion që Aleksandër Muratajt mund t’i rrezikohej jeta gjatë udhëtimit nga Tirana në Tropojë.