Politikanë, avokatë, Financierë, zyrtarë të shtetit, boiznesmenë janë ndër të arrestuar në Maxi operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia e Ros. Mes tyre edhe avokati dhe ish deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.
Me kërkesë të DDA-së, karabinierët sekuestruan pasuri në vlerë prej rreth 15 milion euro.
Ky operacion është rezultat i hetimeve që zgjatën me vite që përveç Kalabrisë prek rajone të ndryshme të Italisë, ku “Ndrangheta” ka shtrirë aktivitetin e saj në: Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania, etj. Basilicata.
Disa të dyshuar janë arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në bashkëpunim me forcat e policisë lokale dhe në ekzekutimin e një urdhri të arrestit evropian lëshuar nga autoriteti gjyqësor i Catanzaro.
Në operacion janë angazhuar 2500 karabinierë të cilët në këto orë janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në gjithë rajonin.
Operacioni “Rinascita-Scott”, i cili çoi në arrestimin e 334 personave, bëri të mundur që hetuesit të identifikojnë dhe çmontojnë pasuritë e Ndranghetas në të gjithë territorin kombëtar dhe jashtë saj, duke cuar në pranga figura politike dhe të sipërmarrjes.
Policia Italiane ndërkohgë nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e personave por ajo që mbetet e qartë është se Operacioni është një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit./abcnews.al