Më shumë se 13-të alternativa për pesë ose gjashtë emra. Kjo është dilema e madhe e Sylvinhos për në finalet e Euro 2024.
Sulmi është pika kryesore e trajnerit, që ka mes emrave për në Gjermani edhe futbollistë si Broja, Cikalleshi, Uzuni, Asani, Muçi, Seferi, Çuni, Daku, Manaj, Shpendi, Hoxha, Sadiku apo edhe Tuci.
Me vetëm 23 lojtarë të lejuar për në Europian, braziliani i stolit do duhet të shohë formën e lojtarëve, krahasuar kjo me ekipet kundërshtare që janë Italia, Spanja dhe Kroacia, për të përshtatur modelin e lojës.
Fakt është se Cikalleshi, Asani, Seferi, Manaj dhe Muçi janë ata që kanë realizuar më shumë deri në këtë pikë të sezonit, kur duhen edhe gjashtë muaj nga aktiviteti i “Gjermani 2024”. Formë të mirë po kalon edhe Daku me Mujën, ndërsa Armando Broja po merr minutat e duhura.
Sulmuesi i Chelsea nuk pati mundësinë që për shkak të dëmtimit të jepte kontributin e tij në kualifikimin e Kombëtares dhe do jetë një luks për tanët nëse do ishte në stol.
Me skemën 4-3-3 dhe me tre portierë në ekip, Sylvinho ka një punë të vështirë dhe vetëm 20 mundësi për të kompletuar mbrojtjen, mesin e fushës dhe sulmin. Fakt është që në secilin repart do ketë të sakrifikuar dhe pjesë e ekipit do jenë ata që kanë një formë më të mirë sportive.
Lista e sulmuesve kuqezi:
Armando Broja – Chelsea
Mirlind Daku – Rubin Kazan
Sokol Cikalleshi – Konyaspor
Rey Manaj – Sivasspor
Myrto Uzuni – Granada
Ernest Muçi – Legia Varshavës
Arbnor Muja – Antwerp
Taulant Seferi – Baniyas (Abu Dhabi)
Marvin Çuni – Frosinone
Stiven Shpendi – Empoli
Indrit Tuci – Sparta Prague
Arber Hoxha – Dinamo Zagreb
Giacomo Vrioni – New England
Armando Sadiku – Bagun (Indi)