Nuk kanë mbetur jashtë debatit të dy mediave britanike për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Angli edhe disa pedagogë shqiptarë që punojnë në universitet angleze.
Ata evidentojnë arritjet profesionale të Uran Ferizit i cili pritet të drejtojë diplomacinë shqiptare në Londër, pasi t’i ketë dorëzuar Mbretit Charles letrat kredenciale. Kundërshtojnë me forcë qëndrimet e shprehura në Mail on Sunday një gazetë me politikë editoriale kundra të huajve dhe shënjestruese konstante e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Lea Ypi pedagoge në London School of Economics, një zë i fuqishëm së-fundmi në mbrojtje të bashkëkombësve të saj në Britani, në rrjetin X ka bërë këtë koment.
“Një histori e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një prej njerëzve më të ndritur dhe më të guximshëm me plot konsideratë që unë njoh. Përfaqësuesi më perfekt i Shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar”-u shpreh Ypi.
Shqiponja Telhaj një tjetër pedagoge nga Sussex Universti në Angli thotë:
“Çfarë historie e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një nga njerëzit më të kultivuar që kam takuar dhe më i miri për të na përfaqësuar ne, emigrantët shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar”- tha Telhaj.
Keep Watching
Ish zëvendës ministri arsimit, akademiku Taulant Muka, ndalet në shkrimin e Mail on Sunday të cilin e quan si një artikull mashtrues më një sfond të paplotë.
“Uran Ferizi është një shkencëtar me përvojë në institucione të njohura si Oxford dhe Stanford. Ai pasqyron përvojat e shqiptarëve të shumtë që lanë atdheun e tyre në kërkim të një arsimimi dhe të ardhmeje më të mirë”- tha Taulant Muka.
Por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët duan ta shikojnë Uran Ferizin si vazhdues të sukseseve të tija të deritanishme në shkencë.
Redion Xhepa shkruan se “Për të qenë i sinqertë ajo që unë e shoh si faktin më shqetësues është se një person si ai, me një CV të frikshme, largohet nga kërkimi shkencor dhe dëshiron të jetë ‘vasal i qeverisë’. “Çfarë e bën një të diplomuar nga Stanford dhe Oxford të punojë për qeverinë?”- thekson Redion Xhepa.