osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sulmon Hashim Thaçin përmes Luan Ramës: Meta në linjë me Berishën për kufirin Kosovë-Serbi!

Sulmon Hashim Thaçin përmes Luan Ramës: Meta në linjë me Berishën për kufirin Kosovë-Serbi!

Presidenti Ilir Meta duket se është rreshtuar krah Berishës sa i takon debatit për kufirin Kosovë-Serbi. Deri më tani kreu i shtetit nuk ka folur personalisht, por dje partia e tij sulmoi hapur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe doli kundër korrigjimit të kufijve. Nga Jala, nënkryetari i LSI, Luan Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e LRI, theksoi se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale. Luan Rama deklaroi se kufijtë e Kosovës, janë kufij gjaku dhe se askush nuk mundet t’i nxjerrë në tregun politik.

“Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale apo më shqip dypalëshe. Sepse për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptarë është luftuar dhe është derdhur gjak. Dhe ato kufij janë kufij gjaku, janë kufij zemrash të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai. Shqiptarët në të gjithë hapësirën ku jetojnë kanë qenë dhe janë për këtë rajon faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, një faktor i rëndësishëm bashkëpunimi dhe integrimi. Dhe pse kanë qenë të tillë kanë patur me vete në luftën e tyre të drejtë për çështjen kombëtare, për kauzën kombëtare dhe partnerët ndërkombëtar”, tha nënkryetari i LSI, Luan Rama. Por krahas kësaj, Luan Rama tha se shqiptarët nuk mund të kthehen në provokues konfliktesh në rajon.

Sipas nënkryetarit të LSI, Luan Rama vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë proaktive ka çuar gjithmonë në luftë. “Nuk mund të kthehen shqiptarët në provokues konfliktesh apo luftërash të reja në Ballkan! Vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë provokative ka çuar gjithmonë në luftë. Në mënyrë më lakonike, pyetjes se cili është qëndrimi im në lidhje me tezën e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i përgjigjem me vargun e një poeti të famshëm kosovar; “Kosova është gjaku im që nuk falet””, u shpreh nënkryetari i LSI. Më herët Vasili kishte bërë disa deklaratë në rrjete sociale, ndërsa publikisht në media Luan Rama është i pari. Por duket se pas deklaratave të tij fshihet vetë presidenti Meta.

Luan Rama: Askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë

Nënkryetari i LSI, Luan Rama teksa komentoi idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi gjithashtu se askush nuk mund t’i tjetërsojë apo ndryshojë kufijtë. Ai tha se kufijtë e Kosovës janë të vulosur me sakrificat shembullore të luftës që kanë bërë shqiptarët. Një mesazh ky i drejtpërdrejtë në drejtim të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sakaq, Luan Rama deklaroi se çështja e kufijve të Kosovës është një çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike. “Dhe kufijtë e Kosovës në gjithë hapësirën e saj janë kufij të vulosur, të formësuar me sakrificat shembullore të luftës së shqiptarëve për trojet e tyre. Por janë dhe kufij të një lufte shekullore që kanë bërë shqiptarët e Kosovës për të mbijetuar dhe për të jetuar të lirë në trojet e tyre aty ku ata, kanë derdhur gjak, ku kanë folur gjuhën e tyre dhe ku është ngritur gjithmonë flamuri kombëtar shqiptar. Prandaj askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës! Çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike!”, tha Luan Rama.  /Endri Arizi