osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sulmon edhe ish-ambasadoren Yuri Kim! Berisha i bindur: Trump do ma heqë njollën… “non gratën”

Sulmon edhe ish-ambasadoren Yuri Kim! Berisha i bindur: Trump do ma heqë njollën… “non gratën”

Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë masën non grata ndaj tij.

Berisha lëshoi akuza të ashpra dhe ndaj ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila sipas tij kur u vendosën sanksionet kërkoi nga diplomatët e vendeve të tjera që të bashkohen me to, por që u kundërshtuan ashpër nga ambasadori i ndjerë gjerman.

“Nuk kam dyshim. SHBA nuk do pajtohen me puçin që u bë, me grushtin e shtetit që u bë vetëm që t’i jepen pushtet narkodiktatorit Edi Rama. Historia nuk bëhet me retushime si Enver Hoxha apo Yuri Kim. Ata që bëjnë veprime të tilla janë Donkishotër. Ne u ndëshkuam për vlerat që besonim.

Në takimin e parë pas shpalljes non grata që Yuri Kim bëri me ambasadorët e vendeve të mëdha iu kërkoi të solidarizohen. Ambasadori gjerman i tha që ne nuk solidarizohemi pasi ju nuk na pyetet ne kur e morët këtë masë dhe nuk keni asnjë fakt për korrupsionin e Sali Berishës. Ai i tha se ajo e bëri këtë për të ndihmuar Edi Ramën”, tha Berisha në A2.

Berisha tha se përpjekjet për shpalljen e tij non grata nisën që në administratën e parë Trump, por “me politikanë të korruptuar si Matthew Palmer dhe Edi Rama dhe George Soros”.

Sipas tij, këto përpjekje nisën vetëm se kishte kundërshtuar projektin për ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur.“U shpalla non grata me lobimin e Ramës dhe Sorosit, pa asnjë fakt dhe dokument. Është e vërtetë që negociatat i nisën Matthew Palmer në 2020 me Ramën dhe Soros se kisha konspiruar kundër politikës amerikane, sepse kisha kundërshtuar projektin e Kosovës. Kundërshtova Ballkanin e Hapur dhe isha pengesë për projektet Vuçiç-Rama-Soros”, tha Berisha.