Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan mbrëmë 158 dronë ukrainas në 15 rajone ruse. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore në shërbim shkatërruan dhe kapën 158 dronë ukrainas”, thuhet në një deklaratë.
Nga armët e përgjuara, 46 ishin në rajonin e Kurskut, 34 në rajonin Bryansk, 28 në rajonin e Voronezh dhe 14 në rajonin e Belgorodit.
Nëntë dronë u rrëzuan në rajonin e Moskës në orët e para të ditës së sotme. Për më tepër, gjatë natës, tetë dronë ukrainas u rrëzuan në rajonin Ryazan, pesë në rajonin Kaluga, katër në rajonin Lipetsk, tre në rajonin Tula, dy në rajonet Tambov dhe Smolensk dhe një në rajonet Oryol, Tver dhe Ivanovo