Sali Berisha ka sulmuar nga Kuvendi i tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shigjetuar disa prej zyrtarëve të lartë të aredituar në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mero Baze shkruan se “Themelimi i një partie anti-amerikane është ngjarja më e rëndë e historisë sonë”
Botuesi i gazetës “TemA” nënvizon se:
“Themelimi i një partie antiamerikane në Shqipëri nga Sali Berisha është ngjarja më e rëndë e historisë sonë.
Edhe Partia Komuniste më 1941 u krijua nën maskën e antifashizimit, duke e konsideruar aleat SHBA deri më 1944.
Ky që në fjalimin themelues të Partisë më shumë sulmoi SHBA dhe diplomatët e saj se sa Edi Ramën”, shkruan Baze.