545 persona të plagosur janë shtruar në spitalet izraelite që nga sulmi i nisur nga Rripi i Gazës mëngjesin e sotëm. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cituar nga Times of Israel.
Sa i takon viktimave, deri më tani raportohet për të paktën 22 të vdekur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për sulmin e ndërmarrë nga Hamasi mëngjesin e sotëm, për të cilin ka paralajmëruar qytetarët se janë në luftë.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë dhe nuk është vetëm një operacion, është një luftë”.
Ai shtoi se i kishte dhënë urdhër ushtrisë që të tërhiqte rezervistët dhe t’i përgjigjej luftës me vrull dhe një shkallë që armiku nuk e ka njohur deri më tani.
“Armiku do të paguajë një çmim që nuk është dashur ta paguajë kurrë. Ne do të fitojmë