Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme sulmin kibernetik ndaj ndaj sistemit të e-Albania, ku deklaroi se është organizuar nga dy shtete. Edhe pse nuk i përmendi me emër flitet për Rusinë dhe Iranin, Rama tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO.
“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna.
Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgje