Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar pas presionit publik që po ushtrohet ndaj SPAK, pas hetimeve të publikuara ditët e fundit.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada kërkon që profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit, të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehuri.
Ndër të tjera ambasada shprehet:
“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.
Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.
Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar.
Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, nënvizon ambasada e Shteteve të Bashkuara.(TemA)