Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës të bëra sot në Kuvend.
Në një postim në “Twitter”, Bardhi thekson se koha kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021.
“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021.
Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.