osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Sulmet ndaj ndërkombëtarëve dhe Kosova: Presidenti bullgar refuzon Ilir Metën, anulon vizitën e 11 korrikut në Tiranë

Sulmet ndaj ndërkombëtarëve dhe Kosova: Presidenti bullgar refuzon Ilir Metën, anulon vizitën e 11 korrikut në Tiranë

Presidenti bullgar Rumen Radev ka anuluar vizitën në Tiranë. Më 11 korrik ai pritej të vinte në vendin tonë falë një ftese të presidentit Ilir Meta, por në minutat e fundit ai e ka refuzuar kreun e shtetit shqiptar. Nuk dihen zyrtarisht arsyet, por refuzimi vjen në një periudhë kur Meta i ka tejkaluar caqet e presidentit. Ai ka nisur një luftë me ndërkombëtarët duke mos kursyer asnjë.

Meta i ka cilësuar ata si të blerë nga qeveria dhe pjesë të një plani për të kapur shtetin. Po ashtu po sulmon hapur reformën në drejtësi dhe qeverinë. Refuzimi vjen gjithashtu në një kohë kur kemi përplasje të forta mes Rumanisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës. Vetë Meta ka mbajtur një qëndrim kontrovers ditët e fundit. Edhe pse Shqipëria e Kosova bojkotuan Samitin e Bosnjes të mbajtur dy ditët e fundit, Meta mori pjesë duke i dhënë goditje Prishtinës. Edhe pse dje u mundua të dalë në mbështetje të Kosovë duke u përplasur me kryeministren serbe, Meta tregoi dhe një herë se ka axhendë personale dhe nuk unifikon qëndrimet e tij me Prishtinën. Si duket të gjitha këto kanë bërë që presidentit bullgar të refuzojë vizitën në Tiranë në minutat e fundit.

Qëndrimi i Bullgarisë për Kosovën

Teksa Meta nuk respektoi qëndrimin e Prishtinës për të bojkotuar Samitin e Bosnjes, pasi kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha dje se Serbia dhe Kosova duhet të ulen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet. Borisov tha se taksa, të cilën Kosova e ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, i komplikon gjërat, por ka theksuar se, edhe Bullgaria me Turqinë kanë probleme të caktuara, por që përfaqësuesit e të dyjave vendeve mbajnë takime. Kryeministri i Bullgarisë, tha gjithashtu se, nuk i ka të qarta kritikat të cilat ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i kishte bërë në drejtim të tij.

Pak ditë më parë Daçiç, sulmoi ashpër kryeministrin bullgar lidhur me komentet e tij se kandidati për postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm, spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së mbi Kosovën dhe jo atë të Madridit. Në një intervistë me Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë, ministri serb tha se kryeministri bullgar nuk duhet t’i japë leksione zotit Borrell.

“Boiko, më lejo të të them një gjë. Qëndrimi i BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur. Ti, Boiko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksione Borrellit. Kjo ngjan me dyfytyrësi. Jam ngopur me këto gjëra; e të mos flasim se para disa muajsh ai u nderua nga shteti ynë”, tha ministri serb duke ju referuar një çmimi që kryeministrit Borissov i ishte ndarë në shkurt të këtij viti nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimin paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes Serbisë dhe Bullgarisë.

Të shtunën në mbrëmje ministri serb u tha medieve në Beograd se kishte urdhëruar të thirrej në takim i ngarkuari me punë i Bullgarisë për të shmangur keqkuptimet. Nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian, 23 e njohin pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, e cila kundërshtohet nga Serbia. Bashkimi Evropian ndërmjetëson një proces, aktualisht të pezulluar të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin kryesor e luan shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kliti TOPALLI