osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sulmet e tmerrshme në Rripin e Gazës, aty ku nuk zgjohesh, sepse nuk fle! Rrëfimet e të mbijetuarve: Mund të jetë dita ime e fundit

Sulmet e tmerrshme në Rripin e Gazës, aty ku nuk zgjohesh, sepse nuk fle! Rrëfimet e të mbijetuarve: Mund të jetë dita ime e fundit

Nga Francesco Battistini

NIRIM (Kufiri me Gaza) – Histori të trishta janë rrëfyer së fundmi nga të mbijetuarit në Gaza. Një i mbijetuar në Gaza i quajtur Safwat, ka rrëfyer për ngjarjet në vendin e tij.

Ai tha se nuk mund ta përcaktonte se kush ishte më e keqe bombat një ton që shpërthenin në Gaza apo klithmat e gruas së tij. Për 16 vite me rradhë, ditët në Gaza ishin të gjitha njësoj.

Mendimi i vetëm në kokën e Safwat ishtë vetëm se si të largohej dhe si të mbijetonte.

“Ne jemi si bateria e celularëve tanë, shikojmë përqindjen të ulet dhe nuk dimë se kur mund të mbushet. Ju lutem mos u ofendoni nëse nuk ju përgjigjem”, tha Safwat, raporton Corriere.

Një shkrimtare nga Gaza, Selma Dabbagh, shkroi një roman disa vite më parë me titullin “Jashtë Gazës”. Në romanin e saj ajo rrëfen jetën e përditshme në Rripin e Gazës, duke filluar që nga blerjet e mallrave nga tunelet, mbushjet e motorave me karburant, dhe fjetjen e banorëve duke menduar çdo natë se si të largoheshin nga ai vend.

Ajo shkroi se në Gaza ishte epokë tjetër pasi benzina nuk shitet, por përdoret për të furnizuar gjeneratorët e spitalit.

“Uji nuk ka çmim, sepse kushdo që e ka, e mban. As bukë, sepse askush nuk e bën më. Nuk zgjohesh në mëngjes sepse nuk fle. Dhe në mbrëmje nuk na zë gjumi, sepse ata gjithmonë bombardojnë. Gaza tani është një ‘gropë ferri’. Dhe ky vendim i tmerrshëm për të evakuuar një milion njerëz do ta çojë vendin në një mjerim të paparë. Do t’i hedhë të gjithë në humnerë. Në prag të kolapsit”, thotë UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët.

Një e mbijetuar, Plestia Alaqad, 29 vjeç, ka rrëfyer historinë dhe vuajtjet e saj e cila kishte humbur gjithçka në jetën e saj duke filluar që nga familja e deri tek vetbesimi i saj. Ajo e cilëson Gazën tashmë si një qytet fantazmë.

“Nëse një fund i frikshëm është më i mirë se një frikë e pafund, të dyja mundësitë i afrohen Gazës 2023. Një në katër persona ka humbur shtëpinë dhe flenë në dysheme, jashtë ose në çdo vend që ata munden. Kam humbur familjen time, shtëpinë time dhe tani besimin tim. Askush nuk e di se çfarë të bëjë, ku të jetë. Qyteti i Gazës nuk ekziston më, ai është një qytet fantazmë”, thotë Plestia.

Ajo ka vazhduar duke thënë se në atë vend nuk kishte më ushqim, madje as peshq me të cilën shpesh herë banorët në momentet e tyre më të këqija e zgjidhnin urinë e tyre përmes ushqimit të sapopërmendur për shkak se barkat e peshkatarëve ishin shkatërruar të gjitha.

Një tjetër i mbijetuar, Karam Jad, 22 vjeç, tha se nuk kishte më as ilaçe për të kuruar njerëzit dhe se shkollat ishin kthyer në një strehë për njerëzit, duke shtuar se 760 shtretër spitalesh ishin zhvendosur nëpër korridoret, shkallët dhe bodrumet e spitaleve për arsye se në çdo shtrat janë të shtuar nga dy persona.

“Nuk ka bukë dhe nuk ka as peshq, të cilët në momentet më të këqija kanë zgjidhur gjithmonë urinë e Gazasve, sepse barkat e peshkatarëve janë shkatërruar të gjitha. Ilaçet po zhduken: sidomos insulina, solucionet e dializës, qetësuesit e dhimbjeve, antiepileptikët, antiastmatikët. Një institut për invalidët në Beit Hanoun nuk di se si të evakuojë dyzet persona: ambulancat përdoren për të nxituar të plagosurit. Shkollat janë bërë strehë për të shpërngulurit , 760 shtretërit e spitaleve janë dyfishuar sepse dy persona janë vendosur në çdo shtrat, të tjerët janë hedhur në korridore, në shkallë, në bodrume. Nuk do t’i harrojmë kurrë këto ditë. Kjo mund të jetë dita ime e fundit e jetës. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Jad, për një OJQ italiane.

Dy video të tmerrshme po qarkullojnë në mediat sociale ku në videon e parë shihet një djalë i vogël i cili është shpërfytyruar në barelën e spitalit së Shifës. Pranë tij shihet edhe babi i tij teksa qan dhe përkëdhel djalin e tij të mbetur nga e gjithë familja e tij. Në video dëgjohet edhe djali i vogël teksa i jep forcë babit të tij duke thënë:

“Jo babi, mos ki frikë, ji i fortë, jam mirë”.

Ndërsa në videon e dytë shihen mijëra ndërtesa të shkatërruara në qytetin e Gazës, ku njerëzit shihen duke gërmuar për të nxjerrë të mbijetuarit. Në video shihet një person teksa është gjallë nën rrënoja dhe për disa sekonda ai tund katër gishtat, lëviz gurin dhe thërret për ndihmë. Më vonë dora e tij ndalon së lëvizuri.

I keni parë ato video? Është e kotë të pyesësh ushtarët jashtë Gazës që hapin llogore, instalojnë lidhje radiofonike, synojnë tanke, përgatiten sy për sy, masakër për masakër. Hamasi po nxiton të lëshojë raketat e fundit./Corriere della Sera