Ndërhyrja e rëndë e Rei Manajt ndaj Barish Alper Jillmaz në ndeshjen mes Sivaspor dhe Gallatsaraj, është kthyer në temë kryesore diskutimi në Turqi në 24 orët e fundit. Tifozët e Gallatasarajt dhe drejtuesit e klubit kanë kritikuar sulmuesin shqiptar duke arritur deri aty sa të kërkojnë përjashtimin e tij nga futbolli turk.
Ndaj klubi i Sivaspor ka dalë sot me një komunikatë zyrtare duke e marrë në mbrojtje atë për të cilësuar të papranueshme të gjitha kauzat që bëheshin ndaj lojtarit.
“Ne do të dëshironim të theksonim që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rei Manaj ndaj lojtarit të Gallatasarajit Barısh Alper Jıllmaz në pjesën e fundit të ndeshjes.
Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rei Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jillmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.
Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rei Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dënojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Sivaspor.