Një ngjarje e rëndë ka goditur Brukselin ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy tifozë të Suedisë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit ku një person ka hapur zjarr me kallashnikov ne turmë, duke vrare dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy të vrarëve. Autori dyshohet të ketë lidhje me ISIS pasi para ekzekutimit ka thirrur “Allah Akbarr”.
Pasi janë informuar në pushimin e pjesës së parë, futbollistët e Suedise nuk kanë pranuar të dalin në fushë për pjesën e dytë dhe për rrjedhojë ndeshja është ndërprerë, ndërsa 45 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1.
Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.