Disa njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 20 kanë mbetur të plagosur pasi një sulmi me armë zjarri nga persona të paidentifikuar në qytetin jugperëndimor të Iranit, Ahvaz.
Sipas mediave iraniane, sulmi erdhi nga dy persona të armatosur mbi një motor të veshur me uniformë.
Sulmi ndodhi gjatë një parade, e cila shënonte fillimin e Luftës Iran-Irak, e cila zgjati mes viteve 1980 dhe 1988.
Ahvaz është kryeqyteti i provincës së Khuzestanit, i pasur me naftë. Provinca në të kaluarën është sulmuar nga separatistët arabë, të që cilët kanë synuar tubacionet e naftës.