osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sulejman Dibra, aktori i “karakterit” që u la në harresë

Sulejman Dibra, aktori i “karakterit” që u la në harresë

Një vështrim mbi jetën dhe karrierën 40 vjeçare të aktorit Sulejman Dibra, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, në moshën 75 vjeçare. Një përpjekje e brishtë për të rikujtuar një nga aktorët më karakterialë të filmit dhe skenës shqiptare, që la pas role të spikatura por edhe një fisnikëri të madhe njerëzore

Nga Juela Meçani

Pasi heshtja bie dhe ekranet shuajnë jehonën, figurat e mëdha të artit e të skenës shqiptare mbesin aty, stoike në vlerën e tyre. Pesha e rëndë e aktorëve të mëdhenj, që ikin e na lenë, mbetet në mbresat e kolegëve, në emocionet e publikut të kohës së tyre, në arkivat e çmuara të filmit dhe teatrit shqiptar. Sulejman Dibra iku papritur këtë nëntor e ndoshta iku me të njëjtën modesti me të cilën jetoi jetën e tij. Pavarësisht se i përkiste një brezi të artë të aktrimit dhe pavarësisht se kishte provuar edhe vështirësitë e institucioneve kulturore, Sulejman Dibra u nda nga arti që aq shumë donte, nga njerëzit e shtrenjtë dhe nga miqtë, me shumë elegancë, një elegancë “shkodrane” shumë, si rrënjët e tija.

Pak biografi

Sulejman Dibra është lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Ishte në moshën 9 vjeçare kur ka interpretuar rolin e parë në Shtëpinë e Pionierit në Shkodër. Nuk e konsideronte veten si një artist të lindur, duke qenë se nuk kishte asnjë njëri nga familja e tij që të ishte artist. Shprehej shpesh se u bë artist në sajë të punës por dhe fatit. Ka punuar për disa kohë punëtor skene në teatër pa rrogë. Në atë kohë drejtori i teatrit Xhemal shkon në Shkodër dhe kërkonte elementë të ri. Dy punonjës të skenës më herët e kishin pyetur nëse mund të bënte ndonjë pjesë edhe Sulejmani.

Kështu nisi edhe karriera si aktor, nga rastësia. Në vitin 1959 hyn në liceun artistik “Jordan Misja” ku studioi me një pedagoge ruse të jashtëzakonshme, Zina Andri, të cilën e ka kujtuar gjithmonë me respekt. Në atë kohë ajo ishte një regjisore shumë e mirë dhe në Teatrin Kombëtar, ku vuri disa pjesë në skenën e tij. Ndërkaq që në vitin 1963 nis Institutin e Lartë të Arteve. Pas mbarimit të studimeve të larta në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Në Shkodër punoi për 2 vjet, menjëherë pas shkolis së lartë, duke luajtur mbi 50 role në teatrin profesionist të Shkodrës. Ishte viti 1966. në teatrin e Shkodrës si pati fatin të kishte partner të mëdhenj aty si Lec Bushati, Tinka Kurti, Serafin Fanko, etj.

Në vitin 1969 kthehet sërish në Teatrin Kombëtar. Që nga ky moment deri në vitin 1978, ka luajtur role nga më të ndryshmet duke qenë se Teatri Kombëtar kishte formuar një fizionomi të vetën në ato vite. Gjatë kësaj periudhe nga 1969 deri në 1979 ka luajtur rreth 40 role dhe ndër to roli më i fuqishëm ka qenë “Artur Ui”. Ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës, etj.

Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Gueril”, rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri”, rolin e drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e gjeneralit turk në filmin “Nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari ishte baba i një vajze, Eni, e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë. Për meritat e tij artistike, në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashri i Artë”.

Gjashtë vjet drejtues i Teatrit Kombëtar

Si drejtues i Teatrit Kombëtar në vitet 1994 deri afër viteve 2000, Sulejman Dibra gjatë tërë kohës së tij, më pas, e shprehu me keqardhje faktin se në përgjithësi teatri në Shqipëri kishte rënie. Ai shpesh kujtonte se edhe në vitet kur ishte drejtues, kishte pasur një kërkesë për një teatër të ri qeverisë, por përgjigja që morën atë kohë ishte që kishin të drejtë, por ata nuk e bënin dot një teatër të ri kombëtar, sepse nuk kishin mundësi monetare. Por në atë kohë u tha se mund të jepnin buxhet vetëm për të bërë rregullime, dhe u nis me planet por ndodhën pështjellimet e rënda të vitit 1997 dhe kjo punë mbeti në nisje.

Ai shprehej se një teatër i ri kombëtar duhet të ndërtohet në këtë vend ku ndodhet sot kjo godinë, që edhe mund të shembet për të ndërtuar një ndërtesë tjetër. Edhe nëse flitet për një ndërtesë me disa kate, tre kate duhet ti marrë teatri, dhe të jetë i pajisur me të gjithë aksesorët.

“Për teatrin atë kohë ka pasur më shumë shfaqje me vlera, sot kjo nuk është në atë nivel. Atë kohë regjisor ishte Pirro Mani, me një vlerë të jashtëzakonshme, por a kemi më sot regjisorë si ai? Sot janë larg shumë nivelit të tij. Sot në fushën e teatrit, mungojnë vlerat artistike dhe kjo jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete ku janë teatrot, sepse dhe aktorë me vlera të mëdha si dikur nuk kemi më. Po flasim për probleme dhe Ministria e Kulturës duhet të ndryshojë kahje për teatrin, t’i qëndrojë më afër për çdo problem. Edhe nëse nuk ka punë, Ministria e Kulturës duhet ti fusë vetes punë për teatrin, sepse është vlerë kombëtare dhe nuk zëvendësohet.”- shprehej Sulejman Dibra gjatë një prononcimi publik.

Një karrierë të gjatë si drejtues institucionesh arti

Në vitet ’80 nis eksperienca e Sulejman Dibrës si drejtues i estradës së Tiranës përkrah artistëve të njohur si Anita Take, Ema Qazimi, Irma Libohovës, Bashkim Alibalit etj por edhe me humoristët Xhemal Myftiu, Skënder Sallaku, Vasillaq Vangjeli, Xhevahir Zeneli, Agim Bajko etj. Në shkurt të vitit 1989 i jepet drejtimi i Cirkut të Tiranës, ku bashkëpunon me Ndriçim Kazazin, Telat Agollin, Arben Shakën, pra me të gjithë artistët të mëdhenj të kohës. Në vitin 1994 shkon në Teatrin Kombëtar si drejtor, ku me shumë punë e mund, arrihen të jepen deri në 7 premiera në vit. Brenda teatrit kombëtar krijon edhe teatrin e të rinjve me një fond të posaçëm.

Role karakteresh në kinematografi

Kjo ka qenë edhe e veçanta e aktorit Sulejman Dibra në film. Mjafton të kujtojmë filmin “Njësiti gueril”, ku ka interpretuar rolin “bolla e zezë”, një rol i veçantë në karrierën tij. Edhe roli i tij i fundit në film, ai i filmit “Amaneti” ishte një rol karakteri, një rol ku interpretonte rolin e një ish anëtari të byrosë politike të kohës së diktaturës, një temë e patrajtuar në kinema më parë.

Roli i preferuar, ai në dramën “Arturo Ui”

“Arturo Ui” është interpretuar me maestro nga Sulejman Dibra në vitin 1971, në vitin 1974 deri nga vitet ’80. Shfaqja ka qenë shumë e suksesshme dhe roli në këtë pjesë gjigante është interpretuar 70 herë në skenë atë rol. Vetë aktori Sulejman Dibra e ka konsideruar si një rol të vështirë në aktivitetin e tij artistik. Roli i parë që ka luajtur ishte në dramën “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit, ndërsa në vitin e 4-t të Shkollës së Lartë ishte roli Borovskit. Ka qenë një vepër shumë e mirë e vënë nga Kujtim Spahivogli. Sulejman Dibra e kujtonte me krenari edhe eksperiencën e tij si sufler në shumë drama.

Vlerësimet

Për meritat e tija në fushën e artit dhe kulturës, për mbi 40 vite karrierë, Sulejman Dibra u vlerësua me titullin “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti i republikës. Por ai, me keqardhje, shprehej kështu për titujt e gradat: “Nëse një artist ka një titull si “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, etj., duhet të paguhet, sepse janë dhënë tituj dhe gjatë këtyre viteve, por nuk kanë asnjë vlerë. Duke filluar që nga “Heroi i punës socialiste”, sot “Nderi i Kombit”, “Naim Frashëri i Artë”, “Mjeshtër i madh”, etj., duhet të kenë një vlerësim të caktuar nga shteti, ndërkaq edhe pse gëzoj një titull si “Naim Frashëri i Artë” unë nuk paguhem”.

Ja si e kujtojnë kolegët:

Aktori Zef Deda: Betejat e shumta të Sulos

“Ishte njeri shumë i aftë, ka dhënë shumë jo vetëm në postet që pati, por edhe nga ana interpretative, në skenë. Ata që e kanë njohur kanë qenë me fat. Ne shkodranët, ndoshta pak më shumë, pasi e kishim edhe patriot. Sa herë që kishim ndonjë problem, ai bënte të pamundurën të na vinte në ndihmë. Ai ka mbajtur gjallë edhe Cirkun po ashtu, madje edhe në situata shumë të vështira ka bërë betejën e tij. Cirkut dhe Estradës i ka bërë jehonë puna e artistëve me vlerë, por mund të them se disa nga momentet më të mira i kanë njohur gjatë drejtimit të Sulejman Dibrës. Ishte tepër i apasionuar. Më ka ndodhur të flasim shpesh për të në biseda, jo vetëm me artistë, por edhe me dashamirës të artit, njerëz të zakonshëm. Të gjithë flasin mirë! E vlerësojnë si artist, për interpretimin e tij, por njëkohësisht kanë për të një respekt të jashtëzakonshëm si njeri. Mua personalisht më ka dashur dhe respektuar shumë, ndaj ndiej dhimbje për ndarjen e tij nga jeta…”.

Regjisori Saimir Kumbaro: Përvoja, xhevahiri më i çmuar

“Kemi kaluar mjaft mirë bashkë. Kemi qenë shumë shokë. Sula ishte nga ata aktorë që respektonte shumë disiplinën artistike. Pra kur i jepej një detyrë, ai ishte shumë i përpiktë. Ai ishte aktor karakteri, jo hero, ishte aktor që p.sh i jepje rolin e një prifti dhe e qante, po ashtu rolin e një guerilieri, spiuni, apo nëpunësi burokrat. Sula prodhonte një galeri tipash kur interpretonte, por ai mbi të gjitha ishte një njeri që e çmonin shumë. Dikur ka pas qenë Instituti i Vlerësimit, një mekanizëm që vlerësonte aktorët, ndërsa sot nuk ka diçka të tillë. Të gjithëve na kanë lënë në hije. Unë flas këtu edhe për veten time. Për arsye se, këtu nuk e çmojnë fort këtë brezin e vjetër ku bëj pjesë edhe unë. Këta të rinjtë sot harrojnë një gjë, që përvoja është xhevahiri më i çmuar. Përvoja është thesar!”.

Aktorja Roza Anagnosti: Kishte një sinqeritet për t’u çmuar

“Sula ishte një njeri i mirë, i përkushtuar ndaj artit! Edhe koha për Sulën e shkretë. Ka qenë më tepër në role të karaktereve, kjo edhe nga vetë portreti edhe fiziku i tij. Mandej ka ndenjur për një kohë të gjatë si drejtues i Teatrit Kombëtar. Unë kam fjalët më të mira për të në të gjitha drejtimet. Ai i përkushtohej shumë interpretimeve, ishte shumë i sjellshëm, njeri me zemër. Artistët në tërësi janë më të ndjeshëm, por ai kishte një sinqeritet për t’u çmuar, si në punë, ashtu edhe në raport me partneren, sepse kjo është diçka shumë e rëndësishme. Është e vështirë të flasësh, Sulën e kam dashur me shpirt!”

Burimi: albanianfreepress.al