Kombëtarja e femrave, arriti të marrë një fitore historike, në fazën eliminatore të Botërorit, në sfidën që u luajt në Elbasan Arena, ndaj Bjellorusisë. Goli i fitores u shënua nga Luçie Gjini, në minutën e 87-të të sfidës.
Shqipëria e Armir Grimës, pati disa raste të mira këtë takim, por u ndal edhe dy herë të tjera nga shtylla dhe traversa. Me këtë 3 pikësh, Shqipëria arrin një sukses historik, dhe pas 7 ndeshjesh, renditet në vendin 4-të në grupin e dytë eliminator, dhe lë pas pikërisht Bjellorusinë, që numëron 3 pikë. 4 ditë më parë, Kombëtarja jonë mori një tjetër rezultat pozitiv, teksa barazoi 1-1 në Ukrainë.