Stuhi të mëdha shiu do të pushtojnë të gjithë vendin tonë gjatë fundjavës. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes duke thënë se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend për situatën që pritet të pushtojë vendin tonë.
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.
AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale.
AKMC – prefekturave:
“ Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”