E di si ngjajnë këto linçime publike ndaj aktorëve që në fund të fundit janë krijues? Fiks si fatvat e estremistëve islamikë ndaj karikaturistëve të Charlie Hebdo, ku më pas masakruan tërë redaksinë e gazetës së famshme franceze.
Ndërkohë që natyra ka derdhur rrebeshin dhe shtrëngatat në të gjitha cepat e vendit, në rrjete sociale e disa media ka nisur një uragan ndaj një trupe teatrale në Tiranë që ka risjellë komedinë e Besim Levojnës “Perfekti”.
Janë aq të dhunshme verbalisht këto sulme, sa përveç se i janë rikthyer agresioneve ndaj autorit të komedisë, po sulmohen edhe aktorët, regjizorët e trupa teatrale që ka vënë në skenë veprën.
Që të kundërshtohet një vepër letrare apo edhe artistike është gjëja më normale, madje debati mbi artin i jep pasuri e komunikon më mirë për ta përhapur këtë vepër.
Komedia “Prefekti” është natyrisht një satirë politike, madje e ekzagjeruar. Mund të thuhet se edhe është më shumë një karikaturë më shumë sesa një vënie në lojë.
Megjithatë, një vepër artistike, qoftë edhe satirike, nëse ja arrin të shkaktojë debat apo përplasje, në fakt ja ka arritur qëllimin për të cilin është krijuar.
Dee më e bukura, të gjithë ata që e sulmojnë rivënien në skenë të komedisë “Prefekti” e quajnë veten gazetarë, intelektualë e krijues.
Nëse ata që e sulmojnë komedinë “Perfekti”, urrejnë karikaturën me të cilën autori-Besim Levonja ka vizatuar Qazim Mulletin, duhet thjesht ta pranojnë si karikaturë.
Kanë pasur gjithë kohën e Zotit, 30 vjet për t’ju kundërpërgjigjur me një karikaturë ndaj Enver Hoxhës apo ndonjë udhëheqësi komunist, që ndoshta i plotëson më shumë kushtet për një statirë të tillë.
Nuk e bënë, dhe nuk arrijnë ta bëjnë. I vetmi që e bëri një të tillë: “Sillon” e famshëm-Koço Devole e arriti suksesin menjëherë. Edhe sot ajo komedi është një Best Seller. Arti, edhe pse politik apo militant është një krijim, është një mendim. E si i tillë thjeshtë duhet të mbrohet. Nuk të pëlqen? Mos e shiko! Do ta kritikosh nga ana artistike: bukur, merr laps e letër dhe qëndis një kritikë a recensë letrare për ta rrëzuar si vlerë artistike.
Por në fakt, nuk do t’ja arrinin dot. Komedia “Prefekti” është një nga veprat më best seller në Shqipëri. Batutat e saj janë sot në gojën e brezave që as nuk e kanë jetuar diktaturën.
E di si ngjajnë këto linçime publike ndaj aktorëve që në fund të fundit janë krijues? Fiks si fatvat e estremistëve islamikë ndaj karikaturistëve të Charlie Hebdo, ku më pas masakruan tërë redaksinë e gazetës së famshme franceze.
Të cilën e bënë më të famshme pikërisht nga linçimet. Besim Levonja, i cili ka ndërruar jetë prej vitesh ndoshta ishte harruar, por këta e sollën në kujtesë pikërisht me sulmet e agresionet verbale…/Pamfleti