Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë portet shqiptare, se të hënën priten stuhi të fuqishme në det.
Ditën e hënë bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20 m/s në drejtimin jug-perëndim, të cilat do të krijojnë dallgë 7-8 ballë.
Ndërkohë është kërkuar gjithashtu nga të gjithë subjektet detare, që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.