Një stuhi e pazakontë ka goditur kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.
Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.
Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.