osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Studiuesi Paul Heggarty: Gjuhët nuk kanë data lindjeje! Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia

Studiuesi Paul Heggarty: Gjuhët nuk kanë data lindjeje! Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia

A është shqipja ndër gjuhët më të vjetra në botë dhe çfarë mund të themi kur diskutojmë për lashtësinë e saj? “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia” mblodhi bashkë dhjetëra studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë mes të cilëve edhe autorët kryesorë të artikullit shkencor në revistën “Science”, ku flitet për origjinën e shqipes dhe shkëputjen e saj nga trungu indoeuropian.

Blerina Goce

Gjuha shqipe nuk ka ende një datë lindjeje të konfirmuar, por ajo që dihet është se kjo gjuhë është shkëputur 6 mijë vjet më parë nga trungu indoevropian!

Ky ishte thelbi i diskutimeve në konferencën shkencore ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia” të mbajtur këtë të martë në Tiranë e që bëri bashkë studiues nga vendi dhe nga bota. Mes tyre, edhe autorët e studimit për lashtësinë e shqipes në revistën “Science”.

Studimi që kanë realizuar profesor Paul Heggarty dhe 33 bashkautorë të tjerë, duke i njohur shqipes si origjinë të përbashkët e pikënisje të identifikimit të saj, një hershmëri relative prej 6-8 mijë vjetësh, zgjoi vëmendjen jo vetëm ndër dijetarët albanologë, por edhe në media dhe në masën e gjerë të njerëzve.

Sipas Paul Heggarty, indoeuropianishtja datohet rreth 8100 vite më parë, si një vlerësim qendror i kohës kur filloi të përhapet dhe të ndahet. Ai shpjegon se, thelbësisht, kjo familje rezulton e ndarë shumë shpejt – qysh rreth 7000 vite më parë nga koha e sotme – në disa degë të hershme, ndër të cilat është edhe dega paraardhëse e shqipes moderne.

“Këto data dhe struktura e pemës gjenealogjike nuk përputhen as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë për origjinën e gjuhëve indoeuropiane. Në vend të kësaj, aspekte të ndara të secilës prej tyre kombinohen në një hipotezë të re ‘hibride’: Indoeuropianishtja nuk e ka origjinën në stepë, por në harkun verior të Gjysmëhënës Pjellore, dhe vetëm disa nga degët e saj kryesore në Europë kaluan përmes stepës, si një pikë kalimi dytësore; shqipja, dhe disa të tjera, ka gjasa që nuk kanë kaluar në këtë rrugë.”, – vëren Heggarty.

Kumtesa e Heggarty paraqet të gjitha aspektet e këtij kërkimi të gjerë ndërdisiplinor. Ajo shpjegon pse këto analiza të reja filogjenetike Bayesiane ishin të nevojshme, bazuar në bazën tonë të re të të dhënave gjuhësore, ku janë përfshirë tre varietete të shqipes. Ai rishikon gamën e analizave të përdorura, paraqet rezultatet dhe i krahason ato me të dhënat arkeologjike, si dhe me interpretimet konkurruese të gjetjeve revolucionare nga ADN-ja e lashtë.

“Natyrisht, gjuhët janë faza në pasardhje të vazhdueshme në kohë, nuk kanë një datë lindjeje, dhe për këtë arsye nuk ka një ‘gjuhë më të vjetër’. Megjithatë, ajo që del nga të dhënat dhe rezultatet tona është se sa shumë është larguar shqipja nga degët e tjera të mbijetuara të indoeuropianishtes – kështu që fokusi këtu është në atë se çfarë do të thotë dhe çfarë nuk do të thotë kjo.”, vijon studiuesi.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kjo tryezë është një risi në zhvillimin e aktiviteteve të tilla, “pasi një drejtim krejt i ri i kërkimit shkencor të gjuhësisë historike, me ndihmën e inteligjencës artificiale, bëhet strumbullari i këtij aktiviteti.”

“Popujt janë të ndjeshëm ndaj origjinës së tyre e të gjuhës së tyre. Interesin e rrit fakti se, çfarë po konfirmohet me studimet e reja jo vetëm që nuk shkon kundër arritjeve të indoeuropeistikës, por vjen në përforcim, saktësim e pasurim të tyre. E vërteta shkencore ka nevojë të njihet e të pohohet. Shkenca, në dallim nga të tjerët, nuk rend të deklarojë, a ca më keq, të deformojë e vulgarizojë një hipotezë, por punon fort ta provojë atë.”, – thotë Gjinushi.

Ndërsa studiuesi Giulio Imberciadori pohon se shumica e studiuesve janë dakord se midis gjuhëve të tjera indoeuropiane, shqipja shfaq një lidhje më të afërt me greqishten e lashtë dhe armenishten (si dhe frigjishten) dhe për këtë arsye është pjesë e të ashtuquajturës “indoeuropianishte ballkanike”.

Nga ana e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi, ndërsa I referohet artikullit të “Science”, vëren se fatkeqësisht, teknologjitë e reja, ashtu siç kanë mundësuar e mundësojnë shkencëtarët të studiojnë evoluimin e universit, të njeriut, specieve e të gjuhëve që në zanafillë, ashtu dhe kanë bërë që shpesh faktet e rreme të besohen më shumë se e vërteta dhe që deklarimet abuzive e amatoreske të prevalojnë ndaj mendimit e provave shkencore; që edhe teza e hipoteza me bazë shkencore të kthehen në vulgare e qesharake.

Konferenca shkencore u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane, si dhe të Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut. Ajo është vazhdim i punës që u paraqit në Kuvendin e Dytë të Studimeve Albanologjike, organizuar në Tiranë në nëntor 2022, dhe merr shkas nga arritjet e fundit në fushën e gjuhësisë indoeuropiane, të mbështetura në metoda të kombinuara ndërdisiplinore.