Ish-zevendes ministri i Arsimit qe u dorehoq pas dy javesh qe mbante ate post per arsye qe as ai vete nuk di ti thote, ka shkuar sot per te folur ne protesten e studenteve.
Por studentët duket se nuk e kanë përkrahur mbështetjen e tij dhe sipas burimeve mediatike kanë kërkuar që Muka të largohet nga protesta.
Ndërkohë ai është riktheyer për të marrë mikrofonin për të folur, por brohorimat e studentëve kanë qenë vazhdimisht “Jo politikë! Jo politikë!” “Politika jashtë!”.
Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e sotme është mbajtja larg e forumeve politike.
Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.
‘’Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.