osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Studentët” e PD-LSI bllokojnë kryqëzimin tek “9-Katëshet” dhe “21 Dhjetori”… qytetarët i mallkojnë!

“Studentët” e PD-LSI bllokojnë kryqëzimin tek “9-Katëshet” dhe “21 Dhjetori”… qytetarët i mallkojnë!

Një numër i madh studentësh kanë bllokuar edhe kryqëzimin tek 9-katëshet, pas atij të 21 Dhjetorit, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këto segmente.

Ky bllokim pa asnjë përfitim për ta, por për llogari të partive politike PD-LSI, ka irrituar qytetarët duke rritur zemëratën kundër protestës së studentëve të vërtetë, që protestojnë të pandikuar për të drejtat dhe domosdoshmëritë e tyre dhe pa ndikuar të drejtat e qytetarëve të tjerë.

Por, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, pasi kanë nisur marshimin, janë takuar me kolegë të tyre të Shkencave të Natyrës, dhe në shenjë proteste kanë bllokuar kryqëzimin tek ‘9 Katëshet’. Pasi do të qëndrojnë pak minuta në këtë aks, do të t’i drejtohen Kryeministrisë.

Ndërkohë studentët e inxhinerisë bllokuan pak më parë kryqëzimin e 21 Dhjetorit. Sot studentët kanë paralajmëruar një protestë masive ku pritet t’i bashkohen edhe të rinj nga qytete të tjera të organizuar nga PD-LSI.

Për të ardhur keq është fakti, se numri i studentëve që protestojnë të pandikuar nga politika ka rënë ndjeshëm, për arsyen e vetme se protesta është e uzurpuar nga partitë opozitare duke sjellë kështu largimin e tyre.

Ndërsa sot, protestohet për Lulin-Berishën-Monikën-Metën, të cilët “vr.anë” zërin e studentit, njësoj sikur vite më parë vr.anë zërin e protestës kundër hajnive të tyre në të njëjtin Bulevard./Ekskluzive.al