Edhe ditën e sotme studentët po mblidhen për të protestuar para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që ata kërkojnë.
Ndërsa janë nisur drejt godinës së kryeministrisë, ata janë ndalur për disa minuta duke bllokuar kryqëzimin pranë Piramidës, e duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë gjatë këtij marshimi ka pasur tension mes njërit prej studentëve me megafon dhe disa shoferëve të cilët kanë kërkuar që t’u hapet rruga.
“Jemi për hall, hapni rrugën”, u janë drejtuar ata studentëve.
“Edhe ne për hall jemi”, i është përgjigjur studenti me megafon, ndërsa ka thënë se do të qëndrojnë për 10 minuta në shenjë proteste.